Dy të arrestuar në Gjirokastër, po transportonin adoleshentin algjerian për 300 euro

Dy të arrestuar në Gjirokastër, po transportonin adoleshentin algjerian për 300 euro
 

Dy shtetas u arrestuan nga policia në Gjirokastër, pasi u kapën duke transportuar një shtetas algjerian në drejtim të Tiranës kundrejt shumës prej 300 eurosh. Në pranga përfunduan Ledion Rabaj, 38 vjeç, banues në Gjirokastër si dhe  L.G, 38 vjeçe, banuese në Tiranë.

"Arrestimi i shtetasve të mësipërm u bë pasi në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë, në vendin e quajtur "Mashkullorë" janë kapur  duke trasportuar me automjetin tip Benz  me targa AA 399 HY,  një shtetas algjerian i identifikuar si S.T, 18 vjeç. Shtetasit e arrestuar kanë patur si qëllim ta transportojnë shtetasin algjerian deri në Tiranë kundrejt  një  shume prej 300 eurosh", sqaron policia.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar automjeti me targa AA 399 HY dhe tre telefona celular. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.  /s.i/afp.al/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: