E kuqja “ndez” janarin

E kuqja “ndez” janarin
Pavarësisht se festat e fundvitit mbaruan, duket se për personazhet e njohura të showbiz-it shqiptar, ngjyra e preferuar edhe në këtë janar, mbetet e kuqja e ndezur, në veshjet që ata zgjedhin. Kjo, si në aktivitete ose spektakle, në darka e festa, por edhe në jetën e përditshme.

Luana Vjollca shkëlqen në këtë fustan të kuq kadifeje, që i tregon linjat e lakuara, ndërsa modelja e njohur, Fioralba Dizdari zgjedh një fustan klasik me dantellë të kuqe, elegant, por edhe sensual.

Marina Fara na përshëndet nga Korça e origjinave të saj, e veshur casual, por pa harruar të jetë seksi në të kuqe, me fund e çizme lëkure, ndërsa balerina Isida Mollaymeri, na mahnit me këtë fustan kuq e zi, por edhe me qindra trëndafilat e kuq që ka marrë dhuratë.

Ndërkohë, me një look tashmë të ri, me flokë më të gjatë, këngëtari kosovar, Ledri Vula, na përshëndet nga makina e tij e re luksoze, i veshur me një bluzë të kuqe sportive.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: