E tradhtoi fytyra, kapet me drogë në makinë, arrestohet shqiptari

E tradhtoi fytyra, kapet me drogë në makinë, arrestohet shqiptari
Një 28-vjeçar shqiptar është arrestuar në Pordenone të Italisë.

Shqiptari i identifikuar si Edison Troksi, një person me leje qëndrimi të rregullt në Itali, u ndalua nga policët teksa ai po lëvizte me mjetin e tij “Mercedes Class”.

Karabinierët e panë se i riu u bë shumë nervoz kur u ndalua.

Në bagazhin, brenda një karroce, karabinierë  zbuluan 4.3 kg marihuanë. 28-vjeçari u arrestua për trafik të paligjshëm të drogës.

Hetimet janë në proces për të kuptuar origjinën dhe destinacionin e drogës që, në treg, do të kishte shumën mbi 40 mijë euro.

(Marrë nga www.messaggeroveneto.gelocal.it)

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: