Fenomenali Ronaldinho i thotë zyrtarisht "lamtumirë" futbollit

Fenomenali Ronaldinho i thotë zyrtarisht "lamtumirë" futbollit
Në moshën 37-vjeçare një nga futbollistët më të mirë në botë i ka thënë “lamtumirë” fushave të blerta.

Legjendari brazilian, Ronaldinho, edhe zyrtarisht i ka dhënë lamtumirën futbollit, këtë e ka konfirmuar vëllai dhe agjenti i lojtarit, Roberto Assis.

“Ai është pensionuar. Le të bëjmë tani diçka të bukur “për lamtumirën”, shumë të madhe, ndoshta pas Kupës së Botës në Rusi, ndoshta në gusht. Do të bëjmë disa organizime në Brazil, Evropë dhe Azi. Gjithashtu jemi duke aranzhuar diçka edhe me Kombëtaren e Brazilit gjithashtu”, tha Assis për  O Globo.

37 vjeçari, Ronaldinho nuk ka luajtur futboll profesionist që kur u largua nga ekipi brazilian, Fluminense në vitin 2015.

Ai gjatë karrierës ka luajtur për:

1998/2001 Grêmio,

2001/2003 Paris Saint-Germain,

2003/2008 Barcelona,

2008/2011 Milan,

2011/2012 Flamengo,

2012/2014 Atlético Mineiro,

2014/2015 Querétaro,

2015 Fluminense.

37 vjeçari ka shënuar 280 gola në 728 ndeshje në nivel klubesh si dhe 33 gola në 97 paraqitje për Brazilin.

Trofetë: Champions League, një Serie A, një Copa America, një Kupë të Botës dhe dy La Liga.

Braziliani ka fituar edhe Topin e Artë, si dhe është shpallur më i miri në botë nga FIFA e UEFA.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: