FIFA vendos: Sistemi VAR do të përdoret në Botërorin Rusi 2018

FIFA vendos: Sistemi VAR do të përdoret në Botërorin Rusi 2018
Institucioni më i lartë futbollistik ka vendosur se sistemi VAR do të përdoret në Kupën e Botës, Rusi 2018.

FIFA lajmëroi se Video Asistent Referee do të vihet në përdorim në Botërorin Rusi 2018.

Më 22 janar do të flitet për çështjen në fjalë ndërkohë që presidenti Gianni Infantino e ka bërë të qartë vendimin se VAR do të përdoret.

Ky sistem është përdorur tashmë në organizimet e FIFA-s, në Kupën e Botës U-20, Kupën e Konfederatave dhe Kupën e Botës për Klube.

“Ne kemi luajtur pothuajse 100 ndeshje me VAR dhe testi ka qenë më i mirë se sa e kemi pritur”, tha Drejtori i IFAB, David Ellery.

VAR tashmë është duke u përdorur në Bundesliga, Serie A dhe në kupat e Francës dhe Anglisë. /f.ç/Albanian Free Press Online/

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: