Figo flet për objektivin e Real-it: Kërkon të mbrojë titullin në Champions, lufta në kampionat "e pamundur"

Figo flet për objektivin e Real-it: Kërkon të mbrojë titullin në Champions, lufta në kampionat "e pamundur"
Sipas ish-yllit portugez të Real Madrid, Luis Figo, madrilenëve u ka mbetur për të luftuar vetëm në Champions League pasi sipas tij kampionati është mbyllur.

Figo mendon se përforcimet e Realit në janarë do të ndihmojnë spanjollët për të mbrojtur titullin në Ligën e Kampionëve.

Real Madrid pothuajse është jashtë garës për titull të La Ligas, pasi është 16 pikë mbrapa Barcelonës në vendin e parë, por me një ndeshje më pak të zhvilluar. Sipas legjendës, Luis Figo, Reali tashmë do të tentojë të fitojë Ligën e Kampionëve për herë të tretë radhazi.

“Reali gjithnjë tenton të përforcohet dhe natyrisht kështu do të bëjë edhe gjatë janarit. Objektivi i tyre këtë vit është të fitojnë sërish Ligën e Kampionëve dhe çdo titull tjetër të mundshëm”, tha Figo për Goal.com. /f.ç/Albanian Free Press Online/

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: