Gëzuar ditëlindjen! Celentano mbush 80 vjeç

Gëzuar ditëlindjen! Celentano mbush 80 vjeç
Legjenda e muzikës italiane, Adriano Celentano, mbushi 80 vjeç. Me një karrierë artistike plot 60 vjeçare, Celentano ka adhurues e dashamirës në mbarë botën, por vendin e parë pas italianeve e zënë padyshim shqiptarët.

Celentano u kthye në një simbol të shoqërisë italiane të periudhës pas Luftës së Dytë Botërore. Këngët e tij ishin një dritare për të njohur kulturën italiane e jo vetëm, por edhe për shqiptarët e izoluar. Për rininë e viteve 70 në Shqipëri, legjenda italiane nxiti ëndrrat e një brezi plot shpresë me ritmin e lirisë dhe tekstet goditëse.

Celentano mund të cilësohet si njeriu i historisë së muzikës. Përveçse një këngëtar i njohur dhe tekstshkrues, ai është edhe aktor, komedian, regjisor dhe showman.

Në fillim të karrierës së tij me këngën “Ciao, do të lajmëroj”, ai i shkatërroi krejtësisht konkurrentët e tjerë dhe vetëm pas tri ditësh, nënshkroi kontratën e parë. Në vititn 1959 Celentano, me këngën “Puthja jote është si një rock”, bëhet fitues dhe njëkohësisht pushtuesi i klasifikimeve muzikore në mbarë Italinë.

Ndonëse është 80 vjeç, vazhdon të mbetet një ndër idhujt e muzikës italiane, i cilësuar si miti i historisë muzikore. Me mbi 70 milionë disqe të shitura, Celentano është personazhi më i diskutuar italian. /s.i/afp.al/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: