Gjatë dhjetorit u dëbuan nga Greqia rreth 600 shqiptarë pa letra

Gjatë dhjetorit u dëbuan nga Greqia rreth 600 shqiptarë pa letra
Gjatë muajt dhjetor të 2017-tës, nga shteti grek janë dëbuar rreth 600 shqiptarë të cilët qëndronin pa dokumente legale.

Në kuadër të programeve vullnetare të riatdhesimit, shtetasit e huaj që qëndronin pa dokumentet e nevojshme u dëbuan nga shteti helen drejt vendeve të tyre.

Gjatë muajt dhjetor të vitit që lamë pas, Greqia dëboi 1412 shtetas të kombësive të ndryshme. Emigrantët e paligjshëm shqiptarë renditen të parët, ekzaktësisht 591 persona. Të dytët renditen pakistanezët 273 persona dhe të tretët algjerianët 107 të tillë. Më pas lista vijon me shtetasit nga Iraku, Gjeorgjia, Irani, Bullgaria dhe Turqia raporton TvKlan.

Sipas të dhënave zyrtare të autoriteteve greke, përgjatë gjithë vitit 2017 nga Greqia janë dëbuar 19.096 emigrantë të paligjshëm.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: