Gjirokastër, rreziku i shembjes së pallatit, banorët kalojnë natën jashtë, nisin hetimet nga Prokuroria

Gjirokastër, rreziku i shembjes së pallatit, banorët kalojnë natën jashtë, nisin hetimet nga Prokuroria
Banorët e pallatit 5 katësh dhe të banesës 3 katëshe që rrezikojnë të shemben për shkak të rrëshqitjes së tokës kanë kaluar përsëri natën jashtë.

Rrëshqitja masive e tokës në lagjen ‘Punëtori ka sjellë çarjen e terrenit përreth dhe themelet e pallatit. Ndërkohë  gjatë ditës së nesërme pritet të bëhet dhe studimi i zonës si dhe të nisë edhe hetimi i Prokurorisë për të gjetur fajtorët e këtij fenomeni.

Shkak i kësaj rrëshqitje dhe çarje të tokës dyshohet se janë punimet në kundërshtim me rregullat e ndërtimit ndërsa rezulton se një subjekt aty pranë është pajisur me leje nga pushteti lokal. /s.i/afp.al/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: