Grabitja e automjetit në Korçë shpërblim kush jep informacion

Grabitja e automjetit në Korçë shpërblim kush jep informacion
 

Policia e Korçës ka vënë në dispozicion një shpërblim për këdo që do japë informacione rreth grabitjes së automjetit mbrëmjen e kaluar. Grabitja e automjetit tip "Benz" me targa AA 875 II në pronësi të shtetasit D.A, u bë nga dy persona me maska dhe të armatosur, të cilët ushtruan dhunë ndaj drejtuesit të automjetit dhe pasagjerit.

Për identifikimin e autoritëve dhe zbulimin e vendndodhjes së automjetit, policia e Korçës ka vënë në dispozicion shumën e 200 mijë lekëve të reja. Blutë iu bëjnë thirrje qytetarëve të bashkëpunojnë për zbardhjen e kësaj ngjarje dhe të telefonojnë në numrat : 0694134733 ose 0694112291.

Njoftimi i policisë: Drejtoria Vendore e Policisë Korçë, në vijim të hetimeve lidhur me zbardhjen e ngjarjes që ndodhi dje më datë 06.01.2018, ku nga persona ende të paidentifikuar në lagjen nr 3 Korçë, është vjedhur mjeti tip "Benz" me targa AA875II në pronësi të shtetasit D.A, vendos në dispozicion shumën prej 200.000 lek të reja, për çdo shtetas që mund të ketë informacion të saktë mbi vendodhjen e mjetit apo identitetin e personave. Policia e Korçës iu bën thirrje qytetarëve të bashkëpunojnë për zbardhjen e kësaj ngjarje dhe të telefonojnë në numrat : 0694134733 ose 0694112291. /s.i/afp.al/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: