Heqja e mandatit, reagon deputeti i LSI-së, Rehovica: Vendimi politik, do e ankimoj

Heqja e mandatit, reagon deputeti i LSI-së, Rehovica: Vendimi politik, do e ankimoj
Deputeti i LSI-së, Gledjon Rehovica ka reaguar pas heqjes së mandatit nga KQZ-ja.

Rehovica deklaroi se do ta ankimojë vendimin e marrë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pas kërkesës së Prokurorisë së Përgjithshme.

Prokuroria pretendon se Rehovica nuk ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit, ndalimin nga policia italiane për vjedhje.

Duke e cilësuar skandaloze, të ndikuar politikisht dhe të pabazuar në ligj vendimmarrjen e KQZ, ai u shpreh se do ta apelojë.

“Do të apeloj vendimin e KQZ. Ishte skandaloz si vendim, i pabazuar në ligj. Vendimi politik dhe aspak profesional”, tha Rehovica për Report Tv.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e dytë me 5 vota pro miratoi kërkesën e Prokurorisë për ndërprerjen e mandateve për dy deputetët, Gledjon rehovica dhe Aqif Rakipi.

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: