Igli Tare një model suksesi edhe në Itali, Sacchi: E kam telefonuar për t'i bërë komplimente

Igli Tare një model suksesi edhe në Itali, Sacchi: E kam telefonuar për t'i bërë komplimente
Aftësitë që ka Igli Tare për të zbuluar futbollistë të rinj të talentuar e kanë kthyer ish-lojtarin e Kombëtares shqiptare në një shembull dhe model për italianët.

Atë që dikush mund ta shpikë, një tjetër mund ta zbulojë, është shprehja e famshme që Arthur Conan Doyle kishte vënë në gojën e Sherlock Holmes, shkruhet në faqen sportive “Lalaziosiamonoi.it” duke iu referuar suksesit të Igli Tares.

Mbi nuhatjen e talentit rolin e një detektivi të vërtetë në “Formello” e kryen Igli Tare. Drejtori sportiv i “Lazio”-s ka ditur të zbulojë dhe të bëjë të njohur në Itali talentë Sergej Milinkoviç-Saviç, i cili kërkohet për shifra marramendëse nga klube më të mëdha të Europës.

Mes elozheve për Taren rreshtohet edhe ish-trajneri Milan, Arrigo Sacchi. “I telefonova Tares për ta përgëzuar. I sheh lojtarët si pak të tjerë”, ka theksuar Sacci për Radiosei. Sakaq, De Vrij shihet si shumë pranë rinovimit.

Igli Tare mbi këto aftësi u pa edhe si një kandidat potencial për të marrë drejtimin e FSHF-së por suksesi i tij në Itali ka bërë që ai të mos pranojë ofertën e disa klubeve, me në krye Flamurtarin.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: