Izmir Smaljaj pritet nga presidenti Meta, gati edhe pasaporta diplomatike

Izmir Smaljaj pritet nga presidenti Meta, gati edhe pasaporta diplomatike
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, priti në një takim kampionin e atletikës shqiptare për ta inkurajuar mbi të ardhmen.

– “Të dashur miq, kënaqësi të takoja sot rekordmenin shqiptar, kampionin e Europës në kërcim së gjati, Izmir Smajlaj, të cilit i urova sa më shumë suksese dhe medalje për Shqipërinë në këtë Vit të Skënderbeu,” – ishte mesazhi i presidentit Meta.

Duhet vlerësuar fakti që Smajlaj pritet në një moment të karrierës së tij, kur ka kaluar disa muaj pas suksesit në një kohë kur kampionët shpesh harrohen. Smajlaj ka kërkuar më herët pajisjen me pasaportë diplomatike, që të stërvitet normalisht jashtë, çka mësohet se do t'i sigurohet së shpejti.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: