Keqtrajtonte gruan në prani të fëmijëve, merret në mbrojtje familja, nis hetimi për shqiptarin

Keqtrajtonte gruan në prani të fëmijëve, merret në mbrojtje familja, nis hetimi për shqiptarin
Një 42-vjeçar shqiptar u denoncua nga bashkëshortja e tij për dhunë.

Mediat italiane shkruajnë se shqiptari e kishte të përsëritur këtë veprim pasi ishte raportuar nga gruaja e tij edhe në vitin 2016.

Karabinierët kanë ndaluar dje shqiptarin me urdhër të prokurorit për dhunë në familje por gjykata vendosi sot ta hetojë atë në liri.

Edhe në vitin 2016, për kryefamiljarin kishte një ankese nga gruaja e tij dhe gjykata e Frosinone lëshoi urdhër-mbrojtjeje për gruan.

Më pas, dënimi u anulua pas tërheqjes së padisë nga bashkëshortja.

Tani është raportuar një rast tjetër i dhunës që ka sjellë marrjen e masave mbrojtëse ndaj gruas dhe tre fëmijëve të mitur të tij duke i vendosur të vendosen në një vend të sigurt.

(Marrë nga www.ciociariaoggi.it)

Shpërndajeni me miqtë tuaj: