Kreu i Antikorrupsionit italian në Tiranë, takimi i parë me ministren Gjonaj

Kreu i Antikorrupsionit italian në Tiranë, takimi i parë me ministren Gjonaj
Kreu i Autoritetit Kombëtar të Antikorrupsionit Italian ndodhet sot për një vizitë dyditore në Tiranë.

Raffaelle Cantone  mëngjesin e sotëm u prit në Ministrinë e Drejtësisë nga Ministrja Etilda Gjonaj, në takimin e dytë me të pas atij në nëntor të 2017.

Pritet takimi edhe me Ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe me Kryeministrin Edi Rama.

Në fokus është bashkëpunimi mes Shqipërisë e Italisë në fushën e sistemit gjyqësor, pikë kyçe për rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.

Kreu i Autoritetit Kombëtar të Antikorrupsionit Italian do të marr pjesë në seminarin e dytë dhe të fundit folloë-up, pas atij të mbajtur në Trieste më korrik 2017, mbi luftën ndaj korrupsionit në kuadër të Prcesit të Berlinit.

Dy temat kryesore që do të trajtohen në seminarin e Tiranës janë tenderat publikë dhe transparenca.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: