Italia ka marrë drejtimin e Organizatës për Siguri e Bashkëpunim në Europë (OSBE), duke nisur që nga data 1 janar e këtij viti.
Ceremonia e inaugurimit të Presidencës italiane u zhvillua në Këshillin e Përhershëm të Vjenës nga Ministri i Jashtëm Italian, Angelino Alfano.
"Dialog, seriozitet, përgjegjësi", këto janë linjat drejtuese të Presidencës Italiane së OSBE-së”, ka deklaruar numri 1 i diplomacisë italiane, me prioritet Evropën Lindore, rilançimin e dialogut mes Lindje e në veçanti kontrollin mbi marrëveshjet e Minskit.
"Sfida jonë më e madhe është gjetja e një zgjidhje brenda e jashtë Ukrainës", është shprehur gjithashtu Alfano.
/n.e/