Kukësi prezanton Dzaria, ish-mesfushorin e Kombëtares gjeorgjiane

Kukësi prezanton Dzaria, ish-mesfushorin e Kombëtares gjeorgjiane
 

Ka mbërritur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Antalia për t’u bashkuar me lojtaret e tjerë të ekipit, mesfushori gjeorgjian Irakli Dzaria. Gjorgjiani Dzaraia,i cili ka qenë pjesë e kombëtares së vendit të tij, ka nënshkruar me klubin verilindor një kontratë për një sezon e gjysmë. Sakaq, 29- vjecari është prezantuar sot nga drejtori sportive Ndemin Nexhipi dhe shefi i klubit kukësian Jonuz Hallaçi, ndërkohë që merkato e Kukësit vijon deri në kompletimin e këtij ekipi.

Kukësi mbyll dje me fitore 2-1 miqësoren e parë, në Antalia, duke zhvilluar një pjesë të parë të shkëlqyer. Dy golat për Kukësin, i pari në 21’ me Ardit Peposhin dhe i dyti një minutë më vonë nga goditje këndi me autor Shametin i dhanë avantazhin e shpejtë ekipit kampion në Shqipëri. Në 41’ vjen dhe goli i vetën i turqve të Kayserispor-it. Nga minuta e parë trajneri Pacult aktivizoi këta lojtarë. Koliçi (Frashëri), Idrizi, ( Shkodra) Alla, Shameti, Rrumbullaku, Peposhi (Dillon) Musolli, Rustemi, Sadiku (Imami), Bakaj (Hallaçi), Guri. Në këtë takim debutuan disa lojtarë si Dillon, Shkodra, Hallaçi e Sadiku.

Si rezultat i kësaj loje erdhën dhe 2 golat për kuksianët, i pari në minutën e 21 me autor Ardit Peposhin dhe i dyti një minutë më vonë nga goditja e këndit, ku Shameti dyfishon rezultatin. Pas ndeshjes trajneri i Kukësit u shpreh më tepër i kënaqur për fitoren, sepse, - “Ishte një njohje me lojtarët në këtë ndeshje miqësore. Kishim kundërshtar një ekip, siç është Kayserispori, i cili renditet në vendin e 5-të të ligës së Turqisë. Jam i kënaqur me lojën që zhvilloi ekipi,” – u shpreh Pacult. “Nuk na ngelet gjë tjetër veçse të përgatitemi për sezonin”, theksoi trajneri i Kukësit, Peter Pacult. Presidenti Safet Gjici mësohet se nuk ka dashur të ndërhyjë në merkaton e dimrit, duke ia lënë në dorë trajnerit, i cili ka bindur që në miqësoren e parë.

Pacult mësohet se ka kontaktuar me menaxherë të ndryshëm dhe ka propozuar dy emra konkretë, emra të spikatur që pritet të zbardhen në ditët në vazhdim, ndërkohë që Nexhipi është ngarkuar ta ndihmojë për ta informuar në tregun vendas mbi emra konkretë. Edhe largimet e fundit të Partizanit, sidomos ato të Gëzim Krasniqit dhe Renato Malotës mësohet se kanë zgjuar interesin e verilindorëve.

/a.muraçi/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: