Ligji kundër duhanit, vendosen 12 gjoba brenda një dite

Ligji kundër duhanit, vendosen 12 gjoba brenda një dite
Pas kërkesës së Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu për intensifikimin e luftës ndaj duhanpirjes në ambientet publike, në zbatim  të Ligjit nr. 9636, datë 06. 11. 2006 “Për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit”,  trupa inspektuese e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor vetëm në 1 dite kreu 886 inspektime në orë të ndryshme të ditës dhe të mbrëmjes në të gjithë vendin dhe mori 12 masa administrative me 30 mijë lekë të reja secila, ndaj shkelësve të ligjit. /s.i/afp.al/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: