Meta takon presidenten Kroate, të shqetësuar për ndotjen e “Adriatikut”

Meta takon presidenten Kroate, të shqetësuar për ndotjen e “Adriatikut”
Gjatë vizitës zyrtare në Zagreb të Kroacisë të Presidentit Ilir Meta, homologia e tij kroate, Kolinda Grabar-Kitaroviç ka shprehur shqetësimin për ndotjen e Detit “Adriatik”.

Në fillim të dhjetorit të shkuar, mediat kroate shkruan se plazhi i famshëm i Dubrovnikut në Kroaci u mbush me mbeturina që sipas tyre kishin ardhur nga Shqipëria.

Tanimë kjo çështje është diskutuar edhe zyrtarisht.

Në deklaratë thuhet se bashkëbiseduesit kanë rënë dakord për mbrojtjen dhe parandalimin e ndotjes së detit Adriatik dhe zonat bregdetare me rëndësi strategjike për dy vendet si dhe për të bashkëpunuar që mund të kontribuojnë për një mekanizëm të ri tripalësh të vendeve që lagen nga ky det.

Grabar-Kitaroviç, duke vënë theksin në rëndësinë e zgjerimit të Bashkimit Evropian, deklaroi se Kroacia do të jetë një mbështetje e fortë për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: