MF Letër biznesit: Dokumentet që mund të merrni online

MF Letër biznesit: Dokumentet që mund të merrni online
Ministria e Financave dhe Ekonomisë, në një letër të posaçme drejtuar organizatave të biznesit njoftoi sot të gjitha dokumentet  që gjenerohen online dhe taksat që paguhen po në këtë mënyrë. Dokumentet janë si më poshtë:

Certifikata e regjistrimit në QKB, përfshirë NIPT/NUIS

Ekstrakt historik i kompanisë

Vërtetim për posedim mjetesh

Vërtetim për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore për tatimpaguesit E-SIG 02a

Vërtetim për të ardhurat e realizuara në tre vitet e fundi për tender

Vërtetim për individ të paregjistruar

Formulari E-SIG03a – Vërtetim për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore për individët

Vërtetim për përgjegjësinë tatimore

Vërtetim për pagimin e detyrimeve

Vërtetim për statusin e tatimpaguesit

Vërtetim për regjistrimin e investitorit tek Drejtoria Rajonale

Dëshmi penaliteti dhe vërtetim i gjendjes gjyqësore

Të gjitha llojet e certifikatave që gjenerohen nga sistemi i gjendjes civile

Me një llogaritje të thjeshtë, vetëm përmes heqjes së detyrimit për dorëzimin e këtyre dokumenteve nga qytetarët dhe sipërmarrja, u kemi kursyer atyre rreth 598 mijë dokumente dhe 56 vite kohë pritje në radhë e sportele, në vetëm një vit.

Në fazën e dytë të reformës, ne po avancojmë në dy korsi paralele, së pari reduktimi i numrit të lejeve, licensave dhe autorizimeve të cilat përbëjnë mbirregullim të tregut, për të cilat është përgatitur tashmë paketa e plotë e ndryshimeve ligjore dhe së dyti, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), po punojmë për ofrimin e shërbimeve të reja online, që përfshijnë pagesat elektronike në tatime, autorizime të lëshuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, leje të punës dhe vërtetime të zyrave të punës etj.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: