MISTERI / Kush është “njeriu i Dakos” që ka punuar kundër PS-së?

MISTERI / Kush është “njeriu i Dakos” që ka punuar kundër PS-së?
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla, njoftoi anëtarët e Asamblesë së PS-së se ka nisur një hetim i brendshëm për të zbuluar një “tradhtar” që në fushatën e fundit zgjedhore ka punuar kundër interesave të partisë.

“Dua t’ju informoj se kemi filluar procedurën e marrjes së masës disiplinore për një nga anëtarët, pasi se në fushatë nuk dha kontribut për forcën tonë politike. Si i tillë në mbledhjen e radhës do informohemi për një raport nga struktura përkatëse dhe do të ftoheni për ta votuar këtë raport”, tha Balla në mbledhje.

Por menjëherë pas kësaj ai ka shtuar edhe ca fjalë, duke iu drejtuar kryetarit të Bashkisë së Durrësit.

“Ka rregulla partia, Vangjush”.

Duket se “tradhtari” në njëfarë mënyre është i lidhur me emrin e kryebashkiakut të Durrësit.

Vangjushi vetë apo ndonjëri prej “njerëzve të Dakos”?

Misteri pritet të zbulohet në mbledhjen e ardhshme.

Taulant Balla dha edhe një të dhënë të dytë për të ndihmuar anëtarët e Asamblesë ta zgjidhin vetë gjëagjëzën:

“Ka dhënë kontribut për një forcë tjetër politike në zgjedhje”. /a.a/ Albanian Free Press Online/

Foto: Google

Shpërndajeni me miqtë tuaj: