Nata sjell shira në gjithë vendin, temperaturat sërish nuk bien

Nata sjell shira në gjithë vendin, temperaturat sërish nuk bien
Edhe gjatë paradites së sotme do të dominojnë vranësirat, me kthjellime të shkurtra.

Vranësira të shpeshta dhe reshje të izoluara do të ketë në Veri- Jug ndërsa më të dendura vranësirat paraqiten në zonat Qendrore ku priten reshje të herë pas hershme.

“Reshjet do të vijnë duke u shtuar në orët e pasdites, ndërsa gjatë natës do të përfshijnë të gjithë vendin”, njofton MeteoAlb.

Temperaturat do të mbeten konstante në orët e mesditës, duke arritur maksimumin prej 14°C në Vlorë dhe Sarandë. /a.a/ Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: