Në bardhësinë e dëborës

Në bardhësinë e dëborës
Jemi në dimër dhe sigurisht që shumëkush dëshiron të kalojë disa ditë në mesin e bardhësisë së dëborës. Ata që munden, shpejtojnë të drejtohen në resortet turistikë malorë e kështu kanë bërë edhe personazhet e showbiz-it shqiptar. Këngëtari i mirënjohur, Sabri Fejzullahu ka shtrënguar në një përqafim bashkëshorten, teksa kanë kaluar disa ditë në një resort malor. Në një përqafim dashurie, shtrënguar, edhe një nga çiftet më të bukura të ekranit shqiptar, Klea Huta dhe Elgit Doda, kanë kaluar disa ditë romantike në mes të maleve. Aktorja Laura Nezha zgjedh ta kundrojë dëborën nga dritarja e drunjtë e dhomës së saj luksoze të hotelit, ndërsa blogerja dhe avokatja Irena Kita na buzëqesh nga pistat e skive ku ajo shëtit, si gjithmonë, e veshur me shumë stil.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: