Ngjarja / Zbulohet shuma e grabitur nga 2 autorët në pikën e këmbimit valutor

Ngjarja / Zbulohet shuma e grabitur nga 2 autorët në pikën e këmbimit valutor
Vetëm 70 mijë lekësh kanë mundur të grabisin dy persona pasditen e sotme në një pikë këmbimi valutor në qytetin e Fierit.

Policia sqaron se pika e këmbimit valutor në lagjen "Kastriot" që ka rënë pre e grabitjes nga dy autorë, ndodhet në katin e parë të një pallati përballë “Shtëpisë së Oficerëve”.

Sipas rindërtimit paraprak të ngjarjes nga Policia e Fierit, dy personat e maskuar me kapuç janë futur në biznesin e L. Z. dhe nën kërcënimin e armëve të zjarrit kanë grabitur shumën monetare. Më pas, janë larguar nga vendngjarja, ndërsa policia ka shkuar aty fill pas marrjes së alarmit.

Një grup hetimor është ngritur dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes si dhe identifikimin e kapjen e autorëve.

(Foto: Google)

Shpërndajeni me miqtë tuaj: