Pandeli Majko: Kosova të nderojë Ivanoviç si humbjen e një shtetasi të vet

Pandeli Majko: Kosova të nderojë Ivanoviç si humbjen e një shtetasi të vet
Për vrasjen e politikanit serb sot në Mitrovicë, Oliver Ivanoviç, ka reaguar edhe ministri shqiptar për Diasporën, Pandeli Majko, i cili i bën apel shtetit të Kosovës që ta nderojë Ivanoviçin si humbjen e një shtetasi të vet.

Përmes një statusi në rrjetin social, Majko shkruan se vrasja e Ivanoviçit, favorizon ata që duan që marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Serbisë të jenë në një krizë të thellë, për të mos favorizuar interesat e përbashkëta Europiane.

Postimi i Majkos

Vrasja e Oliver Ivanoviçit, një prej zërave të fortë të serbëve të Kosovës është një ngjarje e rëndë. Ajo vjen në favor të atyre të cilët duan që marrëdhënia shqiptaro - serbe të jetë një krizë favorizuese e interesave joeuropiane.

Vrasja e Ivanoviçit është një akt kundër shtetit të Kosovës dhe po aq antishqiptar. Shpresoj, që Kosova të nderoj Ivanoviçin si humbjen e një shtetasi të vet. Kjo është përgjigja më e mirë ndaj atyre që presin të kundërtën. 

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: