Përplasjet në LIBRA/ Mimoza Hafizi kërkon shkarkimin e Ben Blushit

Përplasjet në LIBRA/ Mimoza Hafizi kërkon shkarkimin e Ben Blushit
Mimoza Hafizi, kërkon shkarkimin e Ben Blushit nga kreu i partisë LIBRA.

Përmes një deklarate për mediat themeluesja e LIBRA-s shprehet se bërthama e partisë ka vendosur që të kërkojë zgjedhje të reja për postin e kryetarit dhe strukturave të tjera.

“Ne, anëtarë të Bërthamës LIBRA, pasi diskutuam situatën e forcës sonë politike në mbledhjen e datës 12 Janar, të lajmëruar disa ditë më parë dhe të thirrur nga mbi një e treta e anëtarëve të Bërthamës, dalim me këtë deklaratë:

Që prej zgjedhjeve të 25 Qershorit, Libra ka humbur orientimin, kauzën dhe frymën e saj politike. Në organizatën tonë nuk respektohen normat statutore, janë bllokuar organet legjitime, të zgjedhura me votën direkte të mijra anëtarëve Libra, janë krijuar grupe paralele pa legjitimitet për vendimarrje, është krijuar një frymë dhune verbale deri në nivel vulgariteti, klimë përçarjeje dhe përjashtuese, është uzurpuar faqja zyrtare e partisë. Që prej ditës së zgjedhjeve të 25 Qershorit, Libra është shkëputur nga koordinatorët, aktivistët, simpatizantët dhe qytetarët që e votuan dhe e besuan”, deklaron Hafizi.

Mimoza Hafizi dhe Ben Blushi u përfshinë në replika dhe akuza pak kohë më parë, ndërsa situata është reflektuar në parti, pasi anëtarësia duket se është e përçarë.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: