"Pse nuk arrestohet Saimir Tahiri?" / Basha: E lidh me Ramën, Çakon dhe Habilajt kodi i heshtjes

"Pse nuk arrestohet Saimir Tahiri?" / Basha: E lidh me Ramën, Çakon dhe Habilajt kodi i heshtjes
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi se është Edi Rama ai që nuk lejon arrestimin e Saimir Tahirit, pasi mes tyre, ish-drejtorit të policisë Çako dhe Habilajve ka një kod heshtje ku thuhet: “Mos fol për mua se do të flas për ty”.

“Pse nuk lejohet të arrestohet Saimir Tahiri? Sepse të gjithë këta Tahiri, Habilaj, Rama, Çako i lidh kodi i heshtjes, mos fol për mua se do të flas për ty.

Prandaj Rama e ka jetike kapjen e drejtësisë. Ai mund tja mbyllte gojën dhe ndryshe. Por ai ka zgjedhur që ti plotësojë çdo favor që Saimir Tahiri të mos flasë.

Saimir Tahiri është një kundërshtar politik, i cili si shefi i tij është i lidhur me krimin’, tha Basha në emisionin “Fakt” me gazetarin Çim Peka.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: