Qëllon me armë zjarri, arrestohet 35-vjeçari në Patos

Qëllon me armë zjarri, arrestohet 35-vjeçari në Patos
Një 35-vjeçar nga Patosi është vënë nën prangat e policisë pasi ka qëlluar me armë zjarri në ajër, duke prishur qetësinë publike.  “Arben Demollaj, banues në fshatin Mbyet, Patos u arrestua gjatë natës pasi ka qëlluar në ajër me armë zjarri, pushkë,  në afërsi të një Bar-Restoranti në fshatin Verbas, Patos.  Në vendngjarje është bllokuar arma e zjarrit si dhe 5 (pesë) gëzhoja model 56,”-raporton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve e municionit luftarak" dhe "Prishja e rendit dhe qetësisë publike" parashikuar nga Nenet 278/1 dhe 274 të Kodit Penal. /s.i/afp.al/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: