Ra nga lartësia një javë më parë, humb jetën në spital 19 - vjeçari shqiptar

Ra nga lartësia një javë më parë, humb jetën në spital 19 - vjeçari shqiptar
Për fat të keq e ka humbur betejën për jetën, shqiptari 19 - vjeçar, i cili u gjet i shtrirë në trotuar në hyrje të Gargalianit fillim të janarit. I riu i pafat të premten e kaluar u shtrua në spitalin e Agios Savvas në Athinë në gjendje shumë të rëndë me trauma në kokë.

Ai u gjet nga disa banorë të cilët më pas njoftuan policinë dhe një ambulancë e transportoi në Spitalin e Kyparissia.

Dje në mbrëmje ai ka paraqitur komplikime me shëndetin dhe u dërgua me ngut, fillimisht në spitalin e Tripolit dhe pastaj të Shën Savës në Athinë.

I riu kishte lëndime serioze në kokë, që mendohet se janë shkaktuar si pasojë e rënies nga lartësia.

(Marrë nga http://www.gargalianoionline.gr)

Shpërndajeni me miqtë tuaj: