Rama: Qeveria sportel për informimin e fermerëve

Rama: Qeveria sportel për informimin e fermerëve
Hapur sot sporteli që do të japë informacione mbi shërbimet për fermerët dhe aplikimin për grante dhe subvencione.

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi morën pjesë në inaugurimin e këtij sporteli, ndërsa brenda këtij muaji do të miratohet edhe skema e re e mbështetjes për fermerët.

Kryeministri Rama thotë se, “Do të ndryshojë rrënjësisht edhe raportin me fermerët për ti dhënë gjithë transparencën dhe mbështetjen e nevojshme, do ndryshoj rrënjësisht edhe qasjen te mënyra se si janë ndërtuar skemat e reja”.

Brenda këtij muaji pritet të miratohet skema e re e mbështetjes për fermerët. Kjo skemë pritet të të eleminojë sorrollatjet e fermerëve për të përfituar shërbime, grante dhe suvendcione. Këto shëbrime do të përfitohen duke aplikuar online.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: