Rama: Reforma në Drejtësi na ndau nga LSI. Vasili: Kanabizimi ishte reforma e Kryeministrit

Rama: Reforma në Drejtësi na ndau nga LSI. Vasili: Kanabizimi ishte reforma e Kryeministrit
Kryeministri Edi Rama ka folur në mbledhjen e Asamblesë së Partisë Socialiste edhe për prishjen e koalicionit me LSI-në.

“Qëndrimi ishte i qartë dhe i prerë për të mos komprometuar Reformën në Drejtësi, na ndau dhe me aleatin e deridjeshëm të mandatit qeverisës”, tha Rama.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i kryetarit të grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili.

Në një status në rrjetet sociale, Vasili shkruan se “kanabizimi ishte e vetmja reformë e suksesshme e Kryeministrit”.

Vasili bën edhe “bilancin e reformave” të kabinetit Rama.

“Kryeministri ka lajthitur përfundimisht. Nuk qeveris dot dhe këput dëngla për opozitën. Droga është sheshit, krimi vret përditë, investime as te huaja dhe vendase nuk ka. Shëndetësia në kaos, papunësia është tmerr”, shkruan Vasili. /a.a/ Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: