Refugjatët myslimanë do të riatdhetësohen në Mianmar, sërish në “gojën e ujkut”?

Refugjatët myslimanë do të riatdhetësohen në Mianmar, sërish në “gojën e ujkut”?
Bangladeshi dhe Myanmari kanë rënë dakord për një afat kohor për riatdhesimin e qindra mijëra refugjatëve të komunitetit mysliman Rohingya që u larguan nga zonat e banuara prej tyre pas dhunës së ushtruar nga policia dhe ushtria e Mianmarit, një vend me shumicë budiste.

“Mianmari ka rënë dakord të pranojë 1.500 të dëbuar Rohingya çdo javë, ose 300 në ditë”, thotë Bangladeshi, i cituar nga BBC, duke shtuar se synon t'i kthejë të gjithë refugjatët në Mianmar brenda dy vjetësh.

Bangladeshi thotë se synon të riatdhesojë familjet e bashkuara, por edhe jetimët dhe “fëmijët e lindur nga incidenca të pajustifikuara”, që do të thotë fëmijët e konceptuar si rezultat i përdhunimit.

Agjencitë e ndihmës kanë ngritur shqetësime rreth riatdhesimit me forcë të tyre.

Por edhe vetë anëtarët e komunitetit Rohingya të zhvendosur në Bangladesh, kanë shprehur shqetësime rreth kthimit në Mianmar, duke dyshuar se mund të kthehen sërish “në gojën e ujkut” dhe kanë kërkuar garanci.

Sirajul Mostofa, një udhëheqës komuniteti në një kamp në Cox, i tha BBC: "Ne ende nuk jemi të qartë rreth asaj që është nënshkruar marrëveshja. Prioriteti ynë i parë është që ata duhet të na japin shtetësinë si Rohingyas, së dyti, ata duhet t'i kthejnë tokat tona, së treti, siguria jonë duhet të sigurohet ndërkombëtarisht, përndryshe kjo nuk është e mirë për ne".

Sekretarja e jashtme e Bangladeshit Shahidul Haque i tha BBC Bangla se qeveria kishte dashur të riatdhesonte Rohingya më shpejt.

Më shumë se 740,000 Rohingya kanë ikur në Bangladeshi fqinj në mes të dhunës në shtetin Rakhine në 2016 dhe 2017. /a.a/ Albanian Free Press Online/

Foto: Google

Shpërndajeni me miqtë tuaj: