Shtatë mijë euro ryshfet, pranga dy inspektorëve të Tatimeve

Shtatë mijë euro ryshfet, pranga dy inspektorëve të Tatimeve
Dy inspektorë të Tatim-Taksave të Fierit janë vënë në pranga për korrupsion.

Policia tha se ka ndaluar përgjegjësin e zyrës, analizës dhe informacionit në Drejtorinë Rajonale Tatimore të Fierit, Florjan Zhaka, 35 vjeç dhe inspektorin e zbatimit pranë Hetimit Tatimor në Drejtorinë e Tatimeve të Fierit, Asqeri Tahiraj, 55 vjeç, të dy banues në Fier.

“Ndalimi i tyre u bë pasi duke qenë me detyrë inspektorë tatimorë, i kanë kërkuar dhe marrë 7 mijë euro ryshfet një subjekti tregtar me qëllim shmangien e sanksioneve tatimore”, tha policia. /a.a/ Albanian Free Press Online/

Foto: Google

Shpërndajeni me miqtë tuaj: