Tiranë, arrestohen 5 persona u kapën me 250 gr kokainë

Tiranë, arrestohen 5 persona u kapën me 250 gr kokainë
Policia e kryeqytetit ka vënë në pranga 5 persona të cilët shpërndanin doza kokaine në kryeqytet, ndërkohë që në cilësinë e provës materiale konstatoi se kishin 250 gr kokainë. Arrestimi i këtyre personave u bë pasi në bazë informacioneve të marra në rrugë operative që dispononte Seksioni për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në drejtim të goditjes së veprimtarisë të kundraligjshme në fushën e narkotikëve rezultonte se: këta persona në bashkëpunim me njëri tjetrin shisnin lëndë narkotike e llojit të dyshuar "Kokainë" me klientelë kryesisht në zonën e Oxhakut, “Xhamllikut” etj në qytetin e Tiranës. Gjatë kontrollit të ushtruar në 2 automjetet tip "Golf 5", që këta shtetas lëviznin iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale: 256.5 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit "Kokainë".

Gjithashtu janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale: 2 automjete dhe 8 telefona celularë. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lendeve narkotike në bashkëpunim”. /s.i/afp.al/

Të arrestuarit:

Elton Hasnjoku, 41 vjeç, banues në Tiranë

Armand Pisha, 28 vjeç, banues në Elbasan

Migen Jani, 34 vjeç, banuese në Elbasan

Shpetim Myrta, 51 vjeç, banues në Elbasan (i dënuar më parë)

Mariglen Gostima, 26 vjeç, banues në Elbasan, (i dënuar më parë)

Shpërndajeni me miqtë tuaj: