U prit me protesta, Rama: Ja akset që do të ndërtohen dhe vendimet që do të merren për Lezhën

U prit me protesta, Rama: Ja akset që do të ndërtohen dhe vendimet që do të merren për Lezhën
Pas mbledhjes së qeverisë në Lezhë, kryeministri Edi Rama ka dalë në një deklaratë për mediat teksa ka sqaruar disa nga vendimet e qeverisë.

Fillimisht Rama foli për rrugën e Torovicës pasi, kreu i qeverisë u prit me protesta në Lezhë, ku njëra nga problematikat kryesore është kjo rrugë.

“Do ndërtohet aksi Balldren-Torovicë dhe Shëngjin-Velipojë, do të ketë edhe një numër projektesh në infrastrukturë, rindërtimi i terminalit të pasagjerëve. Ata që kishin marrë për të bërë këtë rrugë po inpenjohen duke stimuluar protestat. Pavarësisht se kur e kishin në dorë për ta bërë rrugën i bënë atë që nuk duhet”, u shpreh Rama.

Shefi i ekzekutivit vijoj deklaratën teksa u shpreh se do të mbështesë agro-turizmin. Sipas Ramës në javët në vijim do të miratohet një program i till, teksa foli edhe për ndërhyrjet në dobi të trashëgimive kulturore.

“Miratuam një vendim për stimulimin e agro-turizmit, do të ketë një plan kombëtar për zhvillimin. Besoj që do të mbështesim ecurinë në këtë drejtim, pasi potencialet këtu janë realisht të mëdha. Subjektet do të pajisjen me një certifikatë të posaçme. Kemi bindjen që këtu potenciali është i madh dhe ka një hapësirë për rritjen e punësimit. Në javët në vijim do të miratojmë edhe programin për agro-turizmin.

Një tjetër vendim është ai i përcaktimit të një liste pas një procesi relativisht të gjatë bashkërendimi me kryebashkiakët të 100 fshatrave ku ne do të stimulojmë zhvillimin e integruar rural për të modelin e ri që më pas do të shtrihet edhe në pjesën tjetër të hapësirës rurale. Fishta është një prej këtyre 100 dallëndysheve të para. Ky model ka të bëjë me infrastrukturën, me ndërhyrjet në dobi të trashëgimisë kulturore.

Nga ana tjetër janë edhe disa projekte ujësjellësish. Duhet të shkojë deri në fund reforma e ujit, sot ne kemi miratuar edhe një vendim me rëndësi për subvencionimin e kontratave nga shteti dhe vendosjen falas të matësve për familjet në nevojë. Është një masë brenda reformës”, deklaroi Rama.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: