Vasili: Kushtetutën e shqeu Rama kur zgjodhi prokuroren me votat e rilindjes

Vasili: Kushtetutën e shqeu Rama kur zgjodhi prokuroren me votat e rilindjes
Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili nuk ndalet duke akuzuar kryeministrin Rama se është ai që shqeu kushtetutën me zgjedhjen vetëm me votat e mazhorancës të kryeprokurores.

“Komisioni i (anti-)ligjeve, si ISIS-i kundër Kushtetutës.

Kushtetutën e shqeu kryeministri në 18 dhjetor kur zgjodhi prokuroren me 69 vota të rilindjes.

Tani po prostituojnë me këtë komisionin e (anti)ligjeve që ti vënë flakën përfundimisht.

Vetëm me vota të rilindjes dhe me asgjësimin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit nga kryeministri Reforma në Drejtësi ka vdekur”, shkruan Vasili në rrjetin social.

(Foto: Google)

Shpërndajeni me miqtë tuaj: