Vetëvritet sipërmarrësi shqiptar në Itali, babi i dy fëmijëve

Vetëvritet sipërmarrësi shqiptar në Itali,  babi i dy fëmijëve
Një sipërmarrës shqiptar  31 vjeç  është vetëvarur për shkak të situatës së vështirë ekonomike që po kalonte biznesi i tij. Marvin Proshka 31 vjeç, pronar i shoqërisë "Promek Service" me  e specializuar në organizim panairesh, kongresesh dhe eventesh është gjendur i varur në selinë e firmës së tij në komunën Conegliano në provincën e Trevizos.

Biznesi i tij prej kohësh ishte në një situatë të vështirë ekonomike e borxhet e shumta e kanë shtyrë 31 vjeçarin shqiptar drejt gjestit ekstrem. Marvin Proshka ishte i martuar dhe me dy fëmijë të vegjël 2 e 5 vjeç. Ai kishte emigruar në Itali në moshë mjaft të re. /s.i/afp.al/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: