Vrasja e Ivanoviç, Haradinaj: Ne e dënojmë këtë krim, nëse duhet do të ftojmë FBI-në

Vrasja e Ivanoviç, Haradinaj: Ne e dënojmë këtë krim, nëse duhet do të ftojmë FBI-në
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pas takimit të Kombëtar të Sigurisë ka reaguar lidhur me vrasjen e liderit të serbëve të Kosovës, Oliver Ivanoviç.

Haradinaj e ka cilësuar si një vepër makabre dhe kërkoi të mos përdoret nga askush për agjenda të ndryshme politike nga kushdo qoftë.

Haradinaj tha se Ivanoviç ishte pjesëmarrës në jetën aktive dhe kjo vrasje ka parametra të keqpërdorimit politik, apo më shumë.

“Që nga momenti i marrjes së këtij lajmi, institucionet e vendit kanë kryer detyrat e veta në bazë të ligjit në vendin e ngjarjes. Janë ende në punë. Ne e dënojmë këtë krim dhe çdo tendencë për të shfrytëzuar këtë vepër makabre për agjenda politike nga kushdo qoftë. Policia e Kosovës ka marrëdhënie të mira me plot organizata, dhe nëse ka nevojë për ndihmesë do ta ftojmë FBI-në”,tha Haradinaj.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: