Xhixho: Do të thyhet frika e njerëzve me protestën e 27 janarit

Xhixho: Do të thyhet frika e njerëzve me protestën e 27 janarit
Nënkryetarja e LSI, Erisa Xhixho deklaron se protesta e 27 janarit duhet të thyhet frika e njerëzve për të folur.

Sipas saj, ky do të jetë hapi i parë në një zinxhir protestash që do të pasojnë do të jetë paqësore, por mesazhi i saj do të jetë shumë i fortë. Xhixho ka kërkuar që policia të ruajë qetësinë, ndërsa është shprehur e bindur për një pjesëmarrje mjaft të lartë të qytetarëve.

“Qetësia të ruhet nga të dyja anët. Protesta është paqësore, por mesazhin do ta ketë shumë të fortë. Do të ketë fjalime, mesazhe politike, që për mua në themel duhet të kenë ekonominë.

270 mijë shqiptarë aplikuan këtë vit për Lotarinë Amerikane, shifër e frikshme, të gjithë duan të ikin. Në këtë protestë duhet të thyhet frika e njerëzve për të folur. Unë kam kandiduar vetë në Fier, dhe presioni ka qenë i madh për votën.

Ky do të jetë hapi i parë i protestave, do të vijojnë. Rama duhet të ndërgjegjësohet”, deklaroi Erisa Xhixho për Report Tv.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: