Kantautori shqiptar, Ermal Meta dhe këngëtari italian, Fabrizio Moro kanë fituar edicionin e Festivalit Sanremo 2018.
"Nuk më keni bërë asgjë" titullohej kënga e tyre që kryesoi këtë edicion të eventit të muzikës italiane.
Ajo kryesoi ndër 20 këngët në garë me votën e publikut, jurisë e të gazetarëve të akredituar në festival.
Kjo, edhe pse menjëherë pas debutimit në natën e parë të Sanremos ata u akuzua për plagjiaturë duke u pezulluar të performonin në natën e dytë. Por studio ligjore e Rai e riktheu këtë këngë në garë.
"Asnjë ndjenjë ripagimi për atë që kaluam. Ndjej vetëm lumturi', tha Ermal Meta pas fitores.
/n.e/