Turizmi dentar, Shqipëria kërkesa për shkak të çmimit të lirë

Turizmi dentar, Shqipëria kërkesa për shkak të çmimit të lirë
Vitet e fundit vihet re një dyndje e të huajve, të cilët kërkojnë shërbime stomatologjike në vendin tonë.

Sipas studimeve të bëra nga vetë stomatologët, turizmi dentar zë rreth 4% të volumit të punës së klinikave dentare në vend.

Për të nxitur turizmin dentar, vetë stomatologët merren me hartimin e paketave turistike për pacientët që vijnë nga jashtë, të joshur nga çmimet e ulëta e në të njëjtën kohë edhe nga bukuritë e Shqipërisë.

Më parë, ky shërbim merrej në Kroaci, por pas shtrenjtimit të çmimeve, atje pacientët filluan të dynden drejt Shqipërisë.

Çmimet në klinikat dentare në Shqipëri, janë rreth 4-5  herë më lirë se në vendet e tjera.

Për shembull, nëse në Itali për një mbushje dhëmbi apo dhëmballe, duhet të paguash 250 euro, në Greqi të kërkojnë 180 euro, në Angli 300 paund, në Amerikë 400 dollarë, në Shqipëri një mbushje dhëmbi paguhet mesatarisht 15-35 euro.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: