Ngjyra e syve tregon shumë mbi shëndetin

Ngjyra e syve tregon shumë mbi shëndetin
Shumë studime janë kryer në drejtim të ngjyrës së syve, për të kuptuar disa gjëra në lidhje me shëndetin. Por një kërkim i fundit i kryer në këtë drejtim, ka konfirmuar faktin se ngjyra e syve tregon edhe shumë gjëra mbi shëndetin. Ndonëse tabloja ende nuk është e plotë, për shkak të aspekteve të pazbuluara gjenetike, kërkuesit kanë gjetur disa probleme që shkaktohen në bazë të ngjyrës së syve.

Shkencëtarët në Universitetin e Pitsburgut kanë gjetur se gratë e racës së bardhë, me sy me ngjyrë blu ose jeshilë, e tolerojnë dhimbjen dhe stresin më mirë se ato me sy kafe ose të zezë.

Një studim me 58 gra shtatzënë gjeti se ato që kishin sy me ngjyrë, përjetonin më pak dhimbje gjatë lindjes. Sakaq, ato që kanë sy me ngjyrë, vuajnë më pak nga ankthi dhe depresioni pas lindjes.

Duke qëndruar në të njëjtin drejtim, shkencëtarët thonë se gjenet që përcaktojnë ngjyrën, mund të “kryejnë disa punë”,  që përcakton ngjyrën e zezë të syve, kontrollon shumë proteina, njëra nga të cilat është lidhur me dhimbjen. Edhe një proteinë tjetër, melanina përcakton ngjyrën e zezë, por është përgjegjëse edhe për lidhjet elektrike në tru. Rrjedhimisht, sa më tepër melaninë në tru, aq më shpejt do të punojë truri.

Po ti rikthehemi pas këtyre studimeve është vënë re gjithashtu se studentët me sy të errët performojnë më mirë në teste inteligjence me kohë të limituar, pasi shpejtësia e të menduarit u jep atyre avantazh.

Njerëzit me sy blu, meqë reagojnë ngadalë, mendojnë më gjatë dhe në mënyrë më strategjike. Sytë blu janë një zhvillim i ri në evolucionin e njeriut. Ata filtrojnë më tepër dritë diellore, ndaj njerëzit me sy blu shohin më mirë në dritë të dobët. Megjithatë, ekspozimi i tepërt në dritë, i bën këta njerëz më të rrezikuar për të zhvilluar degjenerimin makular që lidhet me moshën. Diabeti i tipit 1 dhe problemet e dëgjimit, po ashtu janë risqe shëndetësore më të shpeshta te ata me sytë blu.

Ndër të tjera, studiuesit të cilët janë marrë me këto teste kanë dalë në përfundimin se njerëzit me sy blu janë më të hapur për veten, kur flasin me terapistët. Fëmijët me sy blu janë më të frenuar në sjellje, sesa fëmijët me sy të errët.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: