1. Si na ndodhi kjo gjëmë?!
Edi Rama: Nuk e kuptoj ku gabuam Endri. Neve ju kemi dhënë tendera, kioska, bunkerë dhe shumë të tjera, pronarëve të mediave. Si ndodhi që të rinjtë po dalin kundër nesh?!
Arben Ahmetaj: E keni humbur fare shef. S'jam Endri, jam Ben "Tigri". Po ku shikojnë televizor studentët, o Shef...!
2. Rama, studentëve: Do flasim? ...Se po flas me vete!
- Bamir Topi: Studentët janë të paqytetëruar
Ka qenë kjo deklarata e ish Presidentit të Republikës, shokut Bamir. Ai teksa ka marrë vesh që banorët e ASTIR-it dhe studentët kanë bllokuar rrugët, është ndjerë mjaft keq. – “Duhet qytetari mer jahu, sidomos prej këtyre që vijnë në Tironë. Nuk duhet me blloku rrugët! Qytetaria duhet të na karakterizojë në çdo veprim tonin", - mësohet t'i ketë thënë shoku Bamir një shoku të tij edhe ai i qytetëruar si shoku Bamir. Biseda është bërë më hyrje të rrugës së bllokuar nga qytetari plot kulturë, shoku Bamir...
Rubrika e përditshme satirike e “Albanian Free Press”, “Antena Jashtë Familjes”, përgatitet nga Helidon Tahiraj