
Kryeministri Rama dhe ai i Greqisë, Alexis Tsipras, mësohet se kanë zhvilluar një bisedë telefonike mes tyre. Sipas mediave greke, dy kryetarët e qeverive kanë biseduar rreth proceseve integruese të Shqipërisë.
Biseda po ashtu, thuhet se u përqendrua në ligjin mbi pronën në bregun e Jonit, por edhe në aktin e minoriteteve.
Ata diskutuan gjithashtu edhe mbi zhvillimet rajonale dhe marrëdhëniet ekonomike dypalëshe.
Pak ditë më parë, kreu i qeverisë greke paralajmëroi Shqipërinë të ketë kujdes me respektimin e minoritetit grek.
Një mesazh ky i dërguar prej tij ndaj palës shqiptare nga Samiti i fundit që u zhvillua në Rumani.