Kryetari i PD paralajmëron Ramën: Në protestën e ardhshme fjalën do ta ketë vetëm populli

Kryetari i PD paralajmëron Ramën: Në protestën e ardhshme fjalën do ta ketë vetëm populli
Protesta e sotme e opozitës nisi qetësisht me një tubim pranë Kryeministrisë, ku kryetari demokrat mbajti një fjalim të gjatë në të cilin hodhi “lumë” akuzash ndaj shefit të qeverisë socialiste.

Me të përfunduar fjalimi i Bashës, ku ai bëri thirrje që të mos preken forcat e policisë, protestuesit u zhvendosën dhe një pjesë e tyre u afrua te godina e Parlamentit.

Atje për afro një orë e gjysmë pati tension, pasi disa pjesëmarrës hodhën mjete të ndryshme piroteknike.

Në orën 22.00 kryetari i PD, Lulzim Basha zhvendosi protestuesit tek selia demokrate.

Atje ai foli sërish dhe paralajmëroi se në protestën e ardhshme fjalën do të ketë sovrani. Nga selia e PD, Basha tha se kjo është hera e fundit që i drejtohet kupolës socialiste me argumentin e arsyes.

“Është mahnitëse për një popull të tërë të bashkuar kështu, të vendosur në mënyrën më të qartë dhe të prerë për vlerën evropiane, pa të cilën nuk ka Evropë, nuk ka Amerikë, nuk perëndim, por ka despotizëm lindor si ai që Edi Rama kërkon të instalojë në Shqipëri për të shkatërruar zgjedhjet, institucionet, për të shkatërruar investimin tonë euroatlantik.

Ne nuk hedhim asnjë hap pas. E sotmja është dita e fundit ku unë i drejtohem me argumentet e arsyes gjithë atyre me përgjegjësi, kupolës socialistë, sepse koha për fjalët po mbaron dhe në protestën e ardhshme fjalën do ta ketë vetëm sovrani, vetëm ju”, - tha z.Rama duke njoftuar mbylljen e protestës.

Basha u fut në seli për një mbledhje të shkurtër me drejtuesit e PD nga ku mësohet se u vendos që protesta e ardhshme të jetë të shtunën e ardhshme në mbrëmje më 8 qershor.

loading...
loading...