Opozita thërret protestën e re më 8 qershor, Basha: Të shtunën do të flasë sovrani

Opozita thërret protestën e re më 8 qershor, Basha: Të shtunën do të flasë sovrani
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, mblodhi kupolën drejtuese të forcës politike që ai drejton në një mbledhje të shkurtër në selinë demokrate, menjëherë pas protestës së sotme që zgjati mbi tre orë e gjysmë.

Nga mbledhja mësohet se u vendos që protesta e ardhshme të jetë të shtunën e ardhshme në mbrëmje më 8 qershor ora 19.00.

Kryetari demokrat paralajmëroi se protesta e sotme ishte e fundit kur fliste ai, pasi siç theksoi, herën e ardhshme do të flasë vetëm sovrani nëse gjatë ketyre gjashtë ditëve z.Rama nuk reflekton për të dhënë dorëheqje.

Teksa paralajmëroi se në protestën e ardhshme fjalën do të ketë sovrani, nga selia e PD, Basha tha se kjo është hera e fundit që i drejtohet Qeverisë me argumentin e arsyes.

“Është mahnitëse për një popull të tërë të bashkuar kështu, të vendosur në mënyrën më të qartë dhe të prerë për vlerën evropiane, pa të cilën nuk ka Evropë, nuk ka Amerikë, nuk perëndim, por ka despotizëm lindor si ai që Edi Rama kërkon të instalojë në Shqipëri për të shkatërruar zgjedhjet, institucionet, për të shkatërruar investimin tonë euroatlantik.

Ne nuk hedhim asnjë hap pas. E sotmja është dita e fundit ku unë i drejtohem me argumentet e arsyes gjithë atyre me përgjegjësi, kupolës socialistë, sepse koha për fjalët po mbaron dhe në protestën e ardhshme fjalën do ta ketë vetëm sovrani, vetëm ju”, - tha z.Rama duke njoftuar mbylljen e protestës.

loading...
loading...