Kuvendi me 101 vota pro, nga 111 deputetë në sallë i dha “OK” raportit për Presidentin Meta dhe propozimit të Komisionit të ligjeve për ngritjen e komisionit hetimor.
Në përbërje të këtij komisioni janë: Ulsi Manja kryetar, Vasilika Hysi, Klotilda Ferhati, Bashkim Fino, Alket Hyseni, anëtarë nga PS-ja, si dhe anëtarë zëvendësues po të kësaj force politike do të jenë Adnor Shameti dhe Spartak Braho.
Nga grupi parlamentar demokrat: Alban Zeneli, zv.kryetar, Halit Valteri, anëtar dhe Arlind Çarçani, anëtar zëvendësues.
Nga grupi parlamentar i partive te djathta: Adriatik Alimadhi, anëtar dhe Zef Shtjefni, anëtar zëvendësues.
Nga deputetët jashtë grupeve parlamentare: Krenar Rryçi, anëtar
Grupi parlamentar i pavarur nuk do të ketë përfaqësues.
Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja lexoi raportin, ku ftoi të gjithë deputetëve të votojnë raporton dhe ngritjen e komisionit hetimor. /l.k./
Foto Google