Ekzekutohet një djalë i ri në Mirditë, dyshime për hakmarrje

Ekzekutohet një djalë i ri në Mirditë, dyshime për hakmarrje
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Mirditë. Në rrethana ende të paqarta një person është vrarë me armë zjarri.

Viktima, Eri Zefi, 34 vjeç, ishte banor i Kurbinit.

Sipas policisë, trupi i të ndjerit u gjet nga kalimtarë të rastit, në një arë në fshatin Zall Xhuxhë në Fan – Mirditë. Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Nga hetimet e para mësohet se viktima i krimit të sotëm ishte vëllai i Ndue Zefit i cili është akuzuar për vrasjen në shkurt të këtij viti të fqinjit te tij Martin Ndrecës në Durrës.

Kjo ngjarje ka ngritur dyshimet e policisë se vrasja e Eri Zefit, ditën e sotme, mund të jetë kryer për shkaqe hakmarrje.

loading...
loading...