Kështu tha sot presidenti i Kosovës Hashim Thaçi në tryezën “Misioni ushtarak për FSK-në: rruga përpara” organizuar nga Fridrich Ebert Stiftung dhe SPRC.
Thaçi tha se iniciativën e tij për projektligjin për FSK-në, e ka bërë në përputhje me kërkesat kushtetuese dhe në koordinim të plotë me institucionet shtetërore të Kosovës.
Ndërsa tha se aspiratën e transformimit të FSK-së në ushtri e kanë përkrahur edhe partnerët ndërkombëtarë.
“Mund të themi se e kemi një situatë gati të përafërt me periudhën pak para shpalljes së Pavarësisë, - tha Thaçi. – Jam i bindur se i gjithë spektri politik, partnerët e koalicionit, janë në favor pa asnjë dallim. Në anën tjetër dhe opozita ka deklaruar mbështetjen unanime. Jam i sigurt sikurse për Pavarësinë e Kosovës me 17 shkurt që u votua me 109 vota. E njëjta gjë do të jetë edhe për ushtrinë e Kosovës, do të jenë 109 vota duke përfshirë dhe komunitetet jo serbe”, tha ai.
Presidenti tha se kjo nuk është një ide personale, por institucionale, kushtetuese dhe ligjore dhe është vullneti i qytetarëve të Kosovës dhe gjithë skenës politike të saj.
/e.a/afp.al/