
Kështu ka pohuar komisionari evropian për Zgjerimin, Johanes Hahn, gjatë një interviste për “DWelle”, duke e vënë theksin tek nevoja për stabilitet në rajonin e Ballkanit.
“Këtu ka fusha të ndryshme bashkëpunimi: transporti për shembull, ku thjesht me ndërtimin e autostradave vendet afrohen më shumë me njëri-tjetrin. Po ashtu hekurudha. Këto çojnë në varësi e lidhje të gjithanshme. Dhe kur të kemi tregun e përbashkët, atëherë mund të ndiqen po të këto qëllime, pra të ofrojmë një kontribut për paqëtimin, duke përgatitur paralelisht integrimin europian. Një perspektivë e shkurtër e afatgjatë”, shtoi ai.
Sipas tij, po ta shohim nga interesi i përbashkët, është mirë që disa gjëra të përshpejtohen.
“Shpresoj nga vënia në realitet e këtij projekti që vendet që çalojnë t'i bashkangjiten më shpejt të tjerëve”, tha ai lidhur me projektin e një tregu të përbashkët mes vendeve të Ballkanit Perëndimor.
“Në Serbi mbështetja për BE-në është 52%, në vende të tjera 75%, në Shqipëri 90%. Me këto shifra duhet të jemi më të vetësigurtë. Kjo nuk do të thotë që nuk pranojmë kritika. Problemi që kemi është se ne pikërisht në emër të kësaj aspirate europiane paraqitemi si dikush që vë kushte. E kur dikur të vë kushte, si reformat, kjo nuk është gjithmonë e lehtë, prandaj nisma si tregu i përbashkët, apo dyfishimi i buxhetit të programit "Erasmus" për bursat, synojnë që njerëzit ta kuptojnë vlerën e shtuar”, tha më tej ai.
n.e/AFP.al/